Kosova
Abuzimet me çmime në Kosovë, mbi 1 mijë ankesa
Rritja e çmimeve në Kosovë ka shtuar dhe mashtrimet e bizneseve ndaj qytetarëve. Në institucionet e Kosovës ka më shumë se 1 mijë ankesa për reklama mashtruese, zbritje fiktive të çmimeve dhe tregtim i produkteve jocilësore.
Përfaqësues të Shoqatës së mbrojtës së konsumatorëve thonë se institucionet nuk kanë bërë sa duhet për të ndalur abuzimet.
“Për fat të keq, manipulimi i çmimeve për disa biznese, në veçanti për disa markete, është bërë biznesi kryesor, si duket aty e kanë përfitimin më të madh. Ne kemi shumë ankesa si qytetarë dhe familje konsumatore se çmimet dallojnë nga rafti deri në arkë, por edhe dallojnë si çmime nominale në krahasim me çmimet reale, krahasim me peshën, me vëllimin, përbërësit, cilësinë, afatin e skadencës dhe mënyrën e ruajtës së tyre”, thotë Selatin Kaçaniku, përfaqësues i organizatës për mbrojtjen e konsumatorëve.
Ministria e Industrisë dhe Tregtisë në Prishtinë thotë se gjatë muajve të parë të këtij viti ka marrë më shumë se 1 mijë ankesa për çmimet. Prej tyre janë pranuar vetëm 202. Sipas ministrisë, duhen më shumë inspektorë për të kontrolluar tregun.
Ndërkohë qytetarët thonë se shumica e bizneseve nuk ndëshkohen dhe masat e marra nga institucionet janë të pamjaftueshme.
“Shumë shpesh ndodh kjo, e shikon në raft apo edhe kur të vjen pagesa, çmimi del shumë më i lartë, është shumë keq. Duhen inspektorë sa më shumë të dalin për t’i kontrolluar marketet”, shprehet një qytetar.
Muajve të fundit janë shtuar ankesat se, si pasojë e agresionit rus në Ukrainë dhe krizës globale, disa biznese kanë rritur artificialisht çmimet.
E-Diaspora
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë Shkolla Shqipe e fundjavës themeluar në janar 2009 nga një grup mësuesësh e vullnetarësh, pranë qendrës...
-
Mbahet takimi i Kolegjit të kirurgëve të Kësovës me kirurgët nga mërgata
-
Irlandë: Ekspozitë nga artisti shqiptar, Azem Koleci
-
Simpoziumi i mantelbardhëve shqiptarë në Zvicër emocionon profesorët nga Kosova e Shqipëria
-
Hana nga Zvicra, Perla që u zbukuron gëzimet tuaja
Jeta në Zvicër
-
Simpoziumi i mantelbardhëve shqiptarë në Zvicër emocionon profesorët nga Kosova e Shqipëria “Sfida dhe suksesi në karrierë” ishte tema e simpoziumit të Lidhja e Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës...
-
Hana nga Zvicra, Perla që u zbukuron gëzimet tuaja
-
Pensioni i 13-të i AHV-së do të financohet nga kontributet e punonjësve ose nga një rritje e TVSH-së
-
Qendra prezanton dy iniciativa për taksim më të mirë për të martuarit
-
Swissmedic ngre alarmin kundër ilaçeve të paligjshme për humbje peshe