Bota
SHBA: Gjatë uljes, aeroplani rrëshqet në një lumë, lëndohen 21 udhëtarë
Një aeroplan i kompanisë Boeing që po udhëtonte nga Guantanamo e Kubës me 143 persona, rrëshqiti në një lumë të Floridës të premten, si pasojë e vetëtimës, gjatë aterrimit në një bazë ushtarake, duke lënë të lënduar 21 persona.
Nuk ka pasur raportime të viktimave apo lëndimeve të mëdha. Autoritetet theksuan se 21 personat u vendosën në spital dhe konsiderohet të jenë në gjendje të mirë shëndetësore.
Aeroplani Boeing 737-800 që arriti nga Guantanamo me 136 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit, u përplas në lumin Shën Xhons, njoftoi një zëdhënës i bazës ajrore të Floridës.
Kryetari i qytetit Xheksonvill, Lenny Curry, tha se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka telefonuar menjëherë për të ofruar ndihmë.
Prodhuesi më i madh i aeroplanëve në botë, Boeing, nxori nga përdorimi gjithë flotën e avionëve 737 Max, pas dy aksidenteve të mëdha me qindra viktima.
Kompania amerikane Boeing tha se do t’i pezullojë fluturimet e të 371 avionëve, shkruan Kohanet, përcjell Albinfo.ch.
Administrata Federale e Aviacionit në SHBA tha se provat e reja dhe të dhënat satelitore nxitën vendimin për ndalimin e përkohshëm të avionëve.
Nga rrëzimi i avionit i kompanisë ajrore të Etiopisë humbën jetën të 157 njerëzit në bord.
Tetorin e kaluar, një avion i Boeing-ut, po ashtu i llojit 737 Max, është rrëzuar në Indonezi, duke shkaktuar vdekjen e të 189 njerëzve në bord.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?