Lajme
Aeroporti i Beogradit i hapur për kosovarët
Prej datës 22 shtator 2014, qytetarët e Kosovës mund të shfrytëzojnë edhe aeroportin e Beogradit për udhëtime transiti, deklaron zëvendëskryeministrja Edita Tahiri
Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë në dialogun teknik që po zhvillohet në Brukselit nën ndërmjetësimin e BE-së, kanë arritur përparim të dukshme në fushën e energjisë dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve. Ndërsa sipas marrëveshjes, prej datës 22 shtator 2014, qytetarët e Kosovës mund të shfrytëzojnë edhe aeroportin e Beogradit për udhëtime transiti.
Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministrja dhe udhëheqëses së dialogut kosovar, Edita Tahiri.
“Marrëveshja për energjinë prej ditës së djeshme do të filloj së zbatuari dhe unë vlerësoj se kjo është një arritje e rëndësishme sepse praktikisht do të filloj një bashkëpunim ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë në fushën e energjisë në dobi të qytetarëve dhe stabilitetit energjetik rajonal si dhe do të vihet rendi dhe ligji në pjesën veriore të vendit duke i dhënë fund operatorëve ilegal që kanë vepruar deri më tani në fushën e energjisë”, thotë Tahiri.
Për sa i takon telekomit, sipas saj, ende nuk është arritur të përfundohet planin për zbatim ,pasi që siç tha ajo, kanë mbetur edhe disa gjëra për t’u sqaruar gjatë ditëve në vijim.
Po ashtu, dje siç tha Tahiri, është zhvilluar takime tre palëshe për vlerësimin e zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë dhe doganat dhe në veçanti të licencimit të mallrave që hyjnë në Kosovë.
“Nga ky takim ka një rezultat të rëndësishëm sepse kemi arritur marrëveshje për zgjerimin e Marrëveshjes për lëvizjen e lirë duke përfshirë kalimin për qytetarët e Kosovës në Aeroportin e Beogradit dhe Nishit si dhe për kalimin transit përmes Serbisë në vendet e treta ku përfshihen shtimi i pikëkalimeve kufitare për Kroaci dhe Hungari dhe hapja e pikëkalimeve kufitare për Bullgari, Rumani dhe Maqedoni”, tha Tahiri.
Zbatimi i kësaj Marrëveshje, sipas saj, do të realizohet brenda dy muajsh, ndërsa prej datës 22 shtator 2014 qytetarët e Kosovës mund të shfrytëzojnë aeroportin e Beogradit për udhëtime transiti.
“Ndërkaq ishte vlerësim i përbashkët se zbatimi i marrëveshjeve në fushën e doganave është duke ecur mirë, për të cilën edhe Bashkimi Evropian bëri vlerësime pozitive”, deklaron zëvendëskryeministrja dhe udhëheqëses së dialogut kosovar, Edita Tahiri.
E-Diaspora
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025? Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në Shqipëri Ilirjan Celibashi deklaroi sot se vota e emigrantëve mund të...
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Bashkëpunimi Zvicër-Kosovë, diskutojnë Rafuna e Fetahi Kryetari i Odës Ekonlmike të Kosovës Lulzim Rafuna u takua me Fehmi Fetahi, pronar i kompanisë...
-
Pritet trafik i rënduar gjatë majit në Zvicër
-
OECD: Aktiviteti i ngadaltë ekonomik ngadalëson rritjen në Zvicër
-
Rritje e investimeve të huaja në Zvicër gjatë vitit 2023
-
Qeveria zvicerane synon ekuilibër më të mirë gjinor në administratën federale