Kosova
Afro 23 milionë euro janë shpenzuar për avokatët e tetë ish-luftëtarëve të UÇK-së
Afro 23 milionë euro janë shpenzuar për avokatët e 8 ish-luftëtarëve të UÇK-së, të cilët po përballen me drejtësinë në Gjykatën Speciale në Hagë, përcjell albinfo.ch.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, më së shumti janë shpenzuar për mbrojtjen e Jakup Krasniqit – gjithsej 3,697,250.00 euro.
Pastaj për avokatët mbrojtës të Rexhep Selimit – gjithsej 3,629,700.00 euro.
Sipas përgjigjes së Ministrisë së Drejtësisë, për mbrojtjen e Hashim Thaçit janë shpenzuar 3,483,301.02 euro.
Për mbrojtjen e Kadri Veselit janë shpenzuar 3,359,724.91 euro.
Për avokatët mbrojtës të Hysni Gucatit Ministria e Drejtësisë thotë se ka paguar 2,367,759.00 euro.
Pastaj, 2,272,672.14 euro janë shpenzuar për ekipin mbrojtës të Salih Mustafës.
Gjithashtu, për mbrojtjen e Nasim Haradinajt janë paguar 2,219,963.94 euro, e për ekipin mbrojtës të Pjetër Shalës janë paguar 1,915,000.00 euro.
Gjithsej Ministria thotë se ka paguar 22,945,362.01 euro.
Ministria e Drejtësisë sqaron se kjo shumë është paguar për periudhën nga viti 2021 deri më sot.
Gjithashtu, Ministria thekson se kjo shumë është për pagesat vetëm të avokatëve me të cilët ka lidhur marrëveshje për përfaqësim.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë











