Kosova
Afro 4 500 persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës më 2022
Raportohet se për 2 vjetët e fundit nga shtetësia e Republikës së Kosovës kanë hequr dorë 9 mijë e 361 persona, përcjell albinfo.ch.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, brenda 11 muajve të 2022-tës nga shtetësia e Kosovës janë liruar gjithsej 4 mijë e 423 persona.
“Në vitin 2021 nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar gjithsej 4,938 persona. Gjatë periudhës 01.01.2022-30.11.2022, nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar gjithsej 4,423 persona”, bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.
Kur është në pyetje nënshtetësia e Kosovës apo e shteteve të Bashkimit Evropian, kosovarët duket se me përzemër e kanë atë të BE-së.
Kjo pasi që, sipas kësaj ministrie, arsyet më të shpeshta të heqjes dorë nga nënshtetësia e RKS-së është pikërisht marrja e asaj të shteteve të BE-së.
“Arsyet pse personat heqin dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës, është pasi që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dyshtetësinë përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian”, njofton MPB-ja.
Kjo ministri ka treguar se kosovarët janë të obliguar ta bëjnë një gjë të tillë.
Kjo sepse një numër i madh i tyre kanë lindur dhe janë rritur në ato shtete.
“Duke pas parasysh që një numër i madh i shtetasve tonë jetojnë tashmë me vite në këto shtete e një numër i madh edhe kanë lindur në këto shtete dhe si rezultat i saj kanë fituar të drejtën e Fitimi të Shtetësisë dhe janë të obliguar të lirohen nga shtetësia e mëparshme në rast se dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e atij vendi”, vazhdon tutje ministria.
Nga departamenti për shtetësi, azil dhe migracion në MPB janë shprehur se që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, ka pasur një trend të njëjtë të personave që kanë hequr dorë nga shtetësia.
Ndërsa, sa i përket moshës, sipas tyre gjeneratat e reja janë ato që kryesisht kërkojnë të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës.
Megjithatë, çdonjëri ka të drejtë për të hequr dorë nga shtetësia e një vendi dhe nuk mund të ndalohet dikush i cili dëshiron të heqë dorë nga shtetësia.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori













