Lajme
Agani nuk brengoset për ndryshimet në Qeveri
Ministri kosovar i Shëndetësisë, Ferid Agani nuk është i preokupuar me paralajmërimet për ndryshime në kabinetin qeveritar të Kosovës.
Ai thotë që nuk ka kohë të merret me këtë çështje për shkak të hovit me përgatitjet për fillimin e reformave në sistemin e shëndetësisë dhe për shkak të problemeve të shumta në shëndetësinë kosovare.
Këto komente i ka bërë ministri kosovar i Shëndetësisë gjatë një interviste për albinfo.ch në Cyriht të Zvicrës.
Agani, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Zvicër, konsideron që Qeveria e Kosovës është stabile.
“Qeveria është stabile, unë e shoh koalicionin qeverisës mjaft stabil në shumë aspekte. Ne jemi duke bërë më të mirën që është e mundur në këtë moment. Jemi mjaft aktivë në shumë fusha dhe jemi duke hapur perspektiva. Natyrisht, rezultatet nuk shihen brenda një muaji, brenda një viti apo dy vjetëve. Duhen shumë përgatitje për të pasur rezultatet”.
Ndërsa si kryetar i PD-së, Ferid Agani është i interesuar që institucionet e vendit të jenë sa më unike dhe të fuqishme me një përfaqësim sa më të madh të elektoratit, duke mos e dëmtuar funksionalitetin e tyre.
“Unë mendoj se vendi është para proceseve të rëndësishme dhe mendoj se shkalla sa më e lartë e unitetit ndërmjet faktorit politik do të dëshmojë se proceset janë në të mirë të qytetarëve të vendit dhe çështjeve jetike për shtetin dhe kombin”, ka thënë Agani për albinfo.ch.
Një intervistë më të zgjeruar për vizitën katërditore të ministrit kosovar të Shëndetësisë në Zvicër do ta lexoni nesër në albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori












