Shqipëria

Agjentët e FBI-së zotohen për ndihmë në luftimin e krimit në Shqipëri

Në takim u konfirmua vullneti i zyrtarëve amerikanë për të ndihmuar Policinë shqiptare kundër krimit të organizuar, në mënyrë specifike kundër krimit financiar, transfereve të paligjshme etj.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka pritur përfaqësuesit e FBI-së që do të asistojnë Policinë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, trafiqeve dhe terrorizmit.
Gjatë takimit me dy përfaqësuesit e FBI-së me drejtorin Çako u vlerësua me nota shumë pozitive bashkëpunimi mes dy institucioneve në luftën kundër terrorizmit, si dhe lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.
Në takim u konfirmua vullneti i zyrtarëve amerikanë për të ndihmuar Policinë shqiptare kundër krimit të organizuar, në mënyrë specifike kundër krimit financiar, transfereve të paligjshme dhe aseteve të ardhura nga aktivitete kriminale, etj.
Zyrtarët e FBI-së janë takuar edhe me drejtorin e Departamentit për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, Idajet Faskaj.