Futboll
Ajeti i dhuron tri pikë Baselit
Shpëtimtari i Baselit, ishte pikërisht sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti, i cili realizoi në minutën e 91-të për 2:1, dhe tri pikët e Baselit, që renditet në vendin e dytë me 13 pikë më pak se lideri Young Boy
Sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti, i ka dhuruar tri pikë skuadrës së Baselit me një gol në minutën e 91-të, shkruan albinfo.ch.
Baseli kaloi në epërsi që në minutën e 11-të me anë të Bua, por Lausanne barazuan rezultatin në minutën e 63-të me anë të Marigotta.
Por, shpëtimtari i Baselit, ishte pikërisht sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti, i cili realizoi në minutën e 91-të për 2:1, dhe tri pikët e Baselit, që renditet në vendin e dytë me 13 pikë më pak se lideri Young Boys.
Ndërkohë nga ana tjetër Sioni, ku luan edhe Ermir Lenjani ka marrë një fitore të rëndësishme jashtë shtëpisë me Luzernin.
0:1 është e mjaftueshme për të mbajtur gjallë shpresat për një qëndrim në kategori pasi tashmë ata ndodhen 1 vend mbi Luasannen e vendit të fundit për shkak të goldallimi. Lenjani u aktivizua për 90 minuta.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta Zyra e kompensimit i kishte refuzuar kërkesën, sepse ai kishte shpenzuar mbi 120,000 franga nga përfitimet...
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf