Sport
Akil Gjakova stoliset me të artën në Grand Prix, pasi mposht kampionin olimpik
Akili në finale mposhti kampionin Olimpik nga Lojërat Olimpike RIO 2016, kategoria -66 kg, italianin Fabio Basile
Akil Gjakova e ka nisur në mënyrën më të mirë misionin për të fituar normën Olimpike Tokyo 2020. Xhudisti ynë fitoi medaljen e artë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Gjakova arriti të triumfojë ndaj medalistëve Olimpikë, për t’u ngjitur në podium me të artën në qafë, kategoria -73 kilogramë. Akili në finale mposhti kampionin Olimpik nga Lojërat Olimpike RIO 2016, kategoria -66 kg, italianin Fabio Basile.
Në gjysmëfinale, garuesi ynë u përballë me medalistin e argjendtë nga RIO 2016, Rustam Orujov i Azerbajxhanin, të cilin e mposhti me një Ippon mjeshtëror.
Në përgjithësi, Akili fitoi pesë luftëra. Ai doli i pari në një konkurrencë prej 56 garuesve.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve












