Kosova
Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Gjilan
Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident të rëndë trafiku sot në rrugën Prishtinë-Gjilan
Në këtë aksident që ka ndodhur rreth orës 17 e 30, kanë qenë të përfshira tri automjete.
Katër personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënsja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, shkruan gazeta Sinjali, përcjell albinfo.ch.
“Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan. Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit 4 persona kanë marrë lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.
Më tutje Ahmeti ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra shënon ditën më të nxehtë të qershorit në histori, termometri arrin në 38°C Rekordi i vitit 1947 thyhet pas gati tetë dekadash, alarmi maksimal për vapë mbetet në fuqi... -
Tetëvjeçari sjell armë në shkollë, policia ndërhyn menjëherë në Zvicër -
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër













