Kosova

Aksident i rëndë trafiku në Rahovec, tre të vdekur

Tre persona kanë vdekur, tre të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Bernjak në Rahovec.

Policia ka thënë se aksidenti ka ndodhur dy orë më parë.

“Rreth orës 16:30, stacioni policor në Rahovec ka marrë informacion për një aksident komunikacioni në fshatin Bernjak të komunës së Rahovecit. Patrullat policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tre personave në vendin e ngjarjes dhe tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Policia.