Jeta në Zvicër
Aksident mes katër kamionëve në Luzern, disa të plagosur
Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në tunelin Eich të Luzernit, ku kanë mbetur disa të plagosur, shkruan "Blick".
Rreth orës 19 kur komunikacioni rrugor është më i dendur, ndodhi një aksident në tunelin Eich pranë Luzernit: mes katër kamionëve dhe një veture. Kur kamioni i parë ndryshoi anën, kamioni tjetër që vinte nga pas nuk mund të ndalonte shpejtësinë dhe u përplas me të parin. Dy automjetet tjera u përplasën gjithashtu me aksidentin e parë, përcjell albinfo.ch.
Aksidenti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa me ambulancë janë dërguar në spital katër persona.
Dy drejtimet e tunelit mbetën të bllokuara deri në mesnatë dhe qarkullimi rrugor mund të kryhej nga rrugët anësore.
E-Diaspora
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night Para një pjesëmarrje të madhe të publikut, 9-vjeçarja shqiptare, Moda Ademi, performoi në koncertin Rock Pop...
-
Prof. Dr. Schader: Pa përpjekjet e duhura, shqipja në Zvicër rrezikon të shuhet pas dy brezave
-
Shqipja në Zvicër, pak histori dhe disa probleme aktuale
-
Artistja shqiptare, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë”
Jeta në Zvicër
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night Para një pjesëmarrje të madhe të publikut, 9-vjeçarja shqiptare, Moda Ademi, performoi në koncertin Rock Pop...
-
Migrimi ndërmjet kantoneve zvicerane – fituesit dhe humbësit
-
Rritje e racizmit në shkollat zvicerane
-
Në këtë kohë dhe vend priten kolona për festat publike në Zvicër
-
Vazhdon ulja e shkallës së papunësisë në Zvicër