Kosova

Aksident në fshatin Debërllukë të Vushtrrisë, pesë të lënduar

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 14:00, përcjell albinfo.ch.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor ne fshatin Debërllukë të Vushtrrisë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura civile, ku si pasojë lëndime kanë pësuar pesë persona, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF në Vushtrri.