Kosova
Aksion i madh në Pejë, sekuestrohet mbi 1 ton drogë
Raportohet se mbi 1 ton drogë është sekuestruar në pjesën malore të fshatrave Kliçin dhe Sferkë në Pejë, ka njoftuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Sipas Nikçit, vlera e drogës është rreth 5 milionë euro dhe ndër aksionet më të mëdha antidrogë nga paslufta.
“Sot mbi një (1) ton drogë e sekuestruar nga Prokuroria Themelore në Pejë. Vlera e drogës është rreth 5 milionë euro dhe është ndër aksionet më të mëdha antidrogë nga paslufta. Aksioni është në zhvillim…”, ka shkruar Nikçi në llogarinë e tij në Facebook.
KOHA ka kërkuar më shumë informacion nga Nikçi, por ai ka thënë se detajet do të bëhen të ditura në konferencë për media pasdite.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













