Kultura

Aktori Kreshnik Ibrahimi sjell në Vjenë komedinë “Du gru me letra”

Shfaqja do të jepet të dielën, më 13 tetor, nga ora 17.00 në  lokalin “Utopia“ në Vjenë të Austrisë

Pas sukseseve të shumta në Gjermani dhe Zvicër, komedia “Du gru me letra” do të shfaqet edhe para publikut shqiptar në Vjenë të Austrisë.

Shfaqja do të jepet të dielën, më 13 tetor,  nga ora 17.00 në  lokalin “Utopia“ në Vjenë të Austrisë.

Komedia „Du gru me letra“ flet për realitetin e të rinjve të vendeve të Ballkanit në përgjithësi dhe të trojeve shqiptare në veçanti,  të cilët lënë vendet e tyre për një jetë më të mirë. Dhe, si një zgjidhje për problemet ekonomike, ata martohen në shtetet evropiane. Natyrisht, e gjithë kjo histori përshkruhet në komedi me humor dhe të qeshura.

Komedia do të shfaqet në gjuhën shqipe dhe hyrja do të jetë vetëm 10 euro për të rritur, kurse 5 euro për fëmijë. Interesimi duket të jetë shumë i madh. Biletat përveç se mund t’i merrni online, këtë mund ta bëni edhe para hyrjes.

Aktori Ibrahimi pret nga bashkatdhetarët tanë në Austri që të jenë në numër sa më të madh për ta përkrahur atë, por edhe për të kaluar një mbrëmje të paharruar familjare.

Ndryshe, Kreshnik Ibrahimi është edhe producent dhe drejtues i emisionit të shumë pëlqyer në diasporë “Ich bin Albaner” që transmetohet çdo të diel në “RTV Dukagjini”.