Kosova
Alarm në Kosovë: Mbi 30 mijë nxënës më pak në vetëm pesë vjet
Shkollat po zbrazen, Kosova humbi 30 mijë nxënës në pesë vjet
Bankat bosh në shkollat e Kosovës po bëhen gjithnjë e më shumë simbol i një realiteti shqetësues. Të dhënat tregojnë se vetëm në pesë vitet e fundit, sistemi i arsimit parauniversitar ka humbur rreth 30 mijë nxënës, ndërsa vetëm gjatë këtij viti shkollor janë regjistruar afro 5 mijë nxënës më pak krahasuar me vitin paraprak, përcjell albinfo.ch.
Rënia e vazhdueshme e numrit të nxënësve ka sjellë edhe mbylljen e disa shkollave në zonat rurale, ku mungesa e fëmijëve e ka bërë të pamundur vazhdimin e procesit mësimor.
Antropologu Tahir Latifi, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, tha se ndryshimet demografike kanë nisur menjëherë pas luftës së fundit në Kosovë.
“Në Kosovë ka pasur një valë të madhe të emigrimit”, u shpreh ai.
Edhe demografi Mehdi Gashi vlerëson se rënia e numrit të nxënësve është rezultat i proceseve demografike të viteve të kaluara, ndërsa efektet e tyre po ndihen tani në sistemin arsimor.
“Sipas disa parashikimeve, të cilat mund të ndryshojnë, numri i nxënësve mund të bie edhe më shumë”, tha Gashi.
Ndërkohë, gazetari Vullnet Krasniqi theksoi se, përveç faktorëve demografikë, shqetësim mbetet edhe cilësia e sistemit arsimor.
“Prej vitesh sistemi i arsimit ka mbetur i njëjtë dhe natyrisht nuk është një sistem i mirë. Shkolla ende nuk është një vend ku fëmijët shkojnë me dëshirë”, u shpreh ai.
Ekspertët vlerësojnë se rënia e natalitetit, emigrimi dhe nevoja për reforma në arsim janë sfida që do të ndikojnë edhe në vitet e ardhshme, duke ndryshuar ndjeshëm strukturën e sistemit arsimor në Kosovë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane Gjatë disa javëve të fundit, uji është transportuar me helikopter në Alpet e kantonit zviceran të... -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026 -
Lumenjtë dhe liqenet zvicerane në nivelet më të ulëta në 20 vjet -
Lucern: Një hotel përfshihet nga zjarri, një zjarrfikës i lënduar














