Kosova
Alarmante: Mbi 500 infermierë të larguar nga Kosova brenda një viti
Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së në Kosovë ka ngritur shqetësim të madh për ikjen e profesionistëve shëndetësorë nga QKUK, e në veçanti të infermierëve.
“A.G., L.I., G.S., K.D., V.I., G.K., jane vetëm disa nga mbi 500 infermierëve të larguar nga Kosova vetëm gjatë këtij viti. Ndërsa në përgatitje që do të largohen gjatë vitit 2023 janë rreth 1500 infermierë. Pa dyshim që meritojnë një vëmendje institucionale, mirëpo edhe përpjekje serioze dhe maksimale për ta ngadalësuar këtë tred, duke ofruar kushtet për punë, por edhe ngritje pagash”, thuhet në reagimin e tyre, transmeton Albinfo.ch.
Janë pikërisht infermierët e Mjekimit Intenziv, Teknikët e Anestezionit, Istrumentarët, infermierët e Qendrës Emergjente, ndërsa në përgjithësi infermierët kualitativë dhe me eksperiencë ata që po targetohen dhe rekrutohen nga punëdhënësit e huaj, ndërsa ikja e tyre do t’i vendoste para kolapsit total secilën nga këto klinka të lartpërmendura, pasi janë pikërkisht këta profesionistë që i mbajnë këto klinika “Up and Running”, pavarësisht mungesës së mjekëve. Roli i tyre është kyç në fuksionimin normal të punës, vazhdon tutje reagimi.
Andaj kjo sindikatë kërkon që në vend të presionit, shtypjes, degradimit personal dhe profesional, të krijohen kushte të sigurta dhe më të mira pune, të respektohen këta profesionistë dhe roli i tyre, t’u njihet puna dhe angazhimi si dhe të respektohen si profesionistë shëndetësorë, të mos zhvendoset fukusi i tyre nga kujdesi për qytetarin në fushën administrative dhe korrieri.
“Urojmë që Qeveria, Ministria përkatëse të reflektojë, ndërsa urojmë që edhe nga këta profesionistë të mos largohen nga Kosova, sepse atëherë do të shihet vërtet kolapsi në këto klinika, ndërsa të njëjtit nuk ka mundësi të zëvendësohen, pasi një profesionist i tillë nuk krijohet brenda muajit, e në anën tjetër, qytetarët do ta pësojnë më së shumti”, thuhet në reagim.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran Hapja u karakterizua nga një interesim i lartë që tregon peshën që ky aktivitet ka fituar... -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal e konsideron ndalimin e telefonave inteligjentë për fëmijët nën 12 vjeç si shumë kufizues Këshilli Federal këtë javë hodhi poshtë mocionin e paraqitur në mars nga dy parlamentarë të Qendrës... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Rrezik i lartë i përhapjes së etheve ngjitëse të derrave në Zvicër -
Çmimi i derivateve bie pak në Zvicër -
Qeveria zvicerane pranon disa pika të propozimit të së djathtës ekstreme për kufizimin e migracionit













