Lajme
Albin Tahiri, afër kualifikimit për Lojërat Olimpike “Beijing 2022”
Skitari kosovar, Albin Tahiri, për dy ditë radhazi është duke zhvilluar garat e sllallomit në Reiteralm të Austrisë. Derisa dje përfundoi në vendin e 74-t, sot Albin Tahiri arriti të zërë pozitën e 60-të, shkruan albinfo.at
Në garën e sotme ishin 144 garues, ku 61 prej tyre nuk arritën ta përfundojnë garën shkaku i kushteve të vështira.
Më këtë rezultat, skitari ynë, Albin Tahiri, ka arritur rezultatin e nevojshëm për pikë Olimpike Beijing 2022 (Pekin 2022).
Tahiri deri më tani ka përmbushur me sukses misionin e dy prej pesë rezultateve të nevojshme për normë Olimpike, raporton albinfo.at.
Deri në proces të kualifikimit i duhen edhe tri rezultate me pikë nën 140 të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS). Sot ai pati 117 pikë.
Lojërat Olimpike Dimërore mbahen në shkurt të vitit të ardhshëm në Pekin të Kinës.
Pikërisht me Albin Tahirin, Kosova kishte debutuar në LOD PyeongChang 2018.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë










