Kosova
Ambasada amerikane në Kosovë: Administrata Trump kërkon aleatë të fortë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka thënë se bllokimi i vazhdueshëm politik po rezulton në mundësi të humbura për Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Tutje në reagimin e tyre thuhet se kompanitë amerikane kërkojnë qeveri të qëndrueshme dhe partnerë të besueshëm.
“Formimi i një qeverie pas zgjedhjeve është një funksion bazë demokratik, dhe ky ngërç politik që vazhdon po sjell humbje mundësish për Kosovën. Administrata Trump kërkon aleatë të fortë me të cilët mund të avancojmë prioritetet tona; një vend pa institucione themelore dhe me një rrugë të pasigurt drejt krijimit të tyre është një partner tek i cili nuk mund të mbështetemi gjithmonë plotësisht. Kompanitë amerikane kërkojnë qeveri të qëndrueshme dhe partnerë të besueshëm kur marrin parasysh ku të investojnë, dhe paaftësia e Kosovës për të formuar institucione mund të bëjë që kompanitë të vendosin të bëjnë biznes diku tjetër”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Ambasadës, ku kanë publikuar një pjesë nga intervista e të Ngarkuarës me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












