Lajme
Ambasada e Kosovës ua uron besimtarëve Festën e Fitër Bajramit
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë, qytetarëve të Republikës së Kosovës, besimtarë të fesë islame që jetojnë dhe veprojnë në Konfederatën e Zvicrës dhe Principatën e Liechtenstein-it, për Festën e Fitër Bajramit, u shpreh urimet më të mira duke ju dëshirua që të kaloni çaste të lumtura në familje, me të afërm dhe gjithë njerëzit që u rrethojnë.
Fitër Bajrami (Bajrami i Madh), vjen pas një muaj agjërimi, ku besimtarët thelluan besimin, disciplinës shpirtërore dhe fizike, duke kryer një obligim fetar të rëndësishëm të fesë islame.
Përgëzojmë dhe urojmë që fryma e kultivimit të vlerave që na kanë bashkuar dhe na bashkojnë, të rriten edhe më shumë në mesin tonë, ashtu siç kemi bërë dhe bëjmë për çdo ditë, duke manifestuar me besim të plotë tolerancë e mirëkuptim, për të mirën e vetvetes, të familjes, të shoqërisë aty ku jetoni dhe veproni si dhe për të mirën e Shtetit të Kosovës.
Kështu, le të dëshmohet çdo ditë ky shembull paqeje, përparimi dhe harmonie që ju e kultivoni edhe midis njerëzve të përkatësive të ndryshme etnike dhe religjioze në shoqëritë e zhvilluara ku jetoni dhe veproni”, përfundon urimi i dërguar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih











