Kosova

Ambasadori britanik: “Ju mund ta ndryshoni të ardhmen”

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, është takuar me studentët e kolegjit IBCM në Mitrovicë, shkruan albinfo.ch.

Nga kolegji IBCM kanë njoftuar se O’Connell i ka informuar studentët rreth Ambasadës britanike, rreth Këshillit Britanik në Kosovë, e po ashtu i ka motivuar studentët.

“Gjenerata juaj do ta përcaktojë rrugën nga do të shkojmë. Ju nuk mund ta ndryshoni atë që ka ndodhur, por mund ta ndryshoni atë që mund të ndodhë në të ardhmen. Gjenerata juaj do ta ndryshojë botën”, citohet të ketë thënë O’Connell, përcjell albinfo.ch.

Ata po ashtu janë informuar për mundësitë e bursave studimore në Britani.