Kosova
Ambasadori gjerman në Beograd: Kosova duhet ta heqë taksën
Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Thomas Schieb, ka thënë se qeverisë së re të Kosovës do t’i bëhet me dije se bashkësia ndërkombëtare pret heqjen e taksës, ndërsa dialogu duhet të vazhdojë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Schieb, në një intervistë për gazetën serbe “Blic”, ka thënë se duhet krijuar atmosfera e favorshme për bisedime konstruktive, dhe në këtë kuptim ka shtuar se është me rëndësi që edhe Serbia të ndërpresë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, transmeton Koha.net, përcjell albinfo.ch.
Diplomati gjerman, në pyetjen nëse Perëndimi po përgatit përgjigje të ashpër ndaj faktit se Kosova nuk po i heq taksat, ka thënë se BE-ja dhe SHBA-ja kanë kërkuar heqjen e taksave.
“Qëllimi i dialogut është që të arrihet një marrëveshje ligjërisht obliguese mes Serbisë dhe Kosovës, e cila do të sillte stabilitet në rajon. Njohja reciproke do të ishte zgjidhja e qartë, por meqë e dimë se sa çështje e vështirë politike është Kosova për Serbinë, qëllimi është normalizimi i marrëdhënieve pa specifikuar se çfarë do të mund të përfshinte ajo”, ka thënë diplomati gjerman, Thomas Schieb.
I pyetur që të komentojë deklaratat e zyrtarit amerikan, Matthew Palmer, të bëra në Prishtinë se “Serbia duhet të njohë Kosovën”, ambasadori gjerman ka folur në mënyrë diplomatike, duke thënë se është mirë që Palmeri ishte në Prishtinë e në Beograd, dhe se është e domosdoshme që dialogu të vazhdojë sa më parë.
“Duhet të presim formimin e qeverisë së re në Prishtinë. Tarifat (e Kosovës ndaj mallrave të Bosnjës dhe të Serbisë) duhet të hiqen. Këtë e përsërit vazhdimisht si BE-ja ashtu edhe SHBA-ja”, tha Schieb.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën “Tokat janë thelbësore për jetën: ato sigurojnë prodhimin e ushqimit, filtrojnë ujin dhe strehojnë një...
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga