Shqipëria
Ambasadori reagon pasi shqiptarët u etiketuan si ‘trafikant’ dhe ‘gangsterë’
Ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe, Qirjako Qirko ka reaguar menjëherë pas ngjarjes, duke ju referuar shkrimit si negativ dhe totalisht jo-real
Autorja e vëllimit të shumë përfolur ‘50 Shades of Grey’, EL James, ka qenë në qendër të debateve këtë fundjavë, pas portretizimit të shqiptarëve si ‘trafikant’ dhe ‘gangsterë’ në botimin e saj më të fundit, “The mister”.
Ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe, Qirjako Qirko ka reaguar menjëherë pas ngjarjes, duke ju referuar shkrimit si negativ dhe totalisht jo-real.
Ai ka shtuar gjithashtu se përshkrime të tilla krijojnë perceptime shumë të gabuara të popullit shqiptar, i cili, vijon ai, është populli me njerëzit më të mirë dhe më miqësorë që mund të njihni në jetë. “Më vjen shumë keq që ekziston një novelë me informacione të tilla që krijojnë këto përshtypje kaq negative për vendin tim” është shprehur ambasadori shqiptar, transmeton ‘scan’.
Sipas tij, në Britaninë e Madhe, ‘jetojnë rreth 120 mijë shqiptarë, por vetëm një pjesë e tyre shumë e vogël mund të jetë e përfshirë në çështje ‘kriminale’, përcjell albinfo.ch.
Nuk është hera e parë që populli shqiptar përfshihet në një ngjarje të tillë, kujtojmë këtu filmin ‘Taken’, ku edhe aty përshkruhemi si kriminelë gjakftohtë dhe trafikantë seksi dhe armësh. Si kundërpërgjigje të kësaj, kompani të rëndësishme turistike, janë përpjekur të rrisin reputacionin e vendit me fushatën e ashtuquajtur ‘Taken by Albania’, (të marrë nga Shqipëria, referuar filmit në fjalë, por me konotacion pozitiv në këtë rast).
Zyrtarët e turizmit pranojnë se Shqipëria është parë gjithnjë si ‘parajsë për banditët, kriminelët dhe gangsterët’, në kulturën popullore. Por insistojnë se, reputacioni i vendit është ‘tërësisht i pavërtetë’, dhe se Shqipëria është një vend shumë i bukur dhe i sigurt për t’u vizituar dhe për të jetuar. Ata e karakterizojnë vendin si nga të fundit relieve të paprekura dhe të egra që ekzistojnë në Evropë, ndryshe nga vendet e tjera që janë transformuar dhe eksploruar thuajse tërësisht.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio Guvernatori Mike DeWine e përzgjodhi profesionisten shqiptaro-amerikane në një periudhë të ndjeshme për zhvillimet në Evropën... -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand”
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile














