Kosova
Ambasadori turk: Marrëdhëniet me Kosovën janë të thella, FSK-ja po ecën në drejtimin e duhur

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta mes Turqisë dhe Kosovës, duke vënë në dukje mbështetjen e Ankarasë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Ambasadori ka thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë janë shumë të thella dhe se Kosova si vend i pavarur ka kontribuar në stabilitetin në Ballkan.
Ai ka theksuar se shteti i tij është duke zhvilluar bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me vendin tonë.
“Marrëdhëniet tona me Kosovën janë shumë të thella dhe shumë të rëndësishme për ne, sepse besojmë se një Kosovë e pavarur dhe sovrane ka krijuar ose ka kontribuar në stabilitetin në Ballkan. Në këtë drejtim dhe gjithashtu në përputhje me disa aleatë të tjerë të NATO-s, Turqia po zhvillon bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Kosovën. Ky është një bashkëpunim thjesht mbrojtës midis vendeve tona dhe shpresojmë që ai të kontribuojë në përpjekjet e Kosovës për ndërtimin e shtetit”, ka thënë ai.
Ambasadori Tunç Angılı ka thënë se Turqia së bashku me aleatet e NATO-s janë duke ofruar mbështetje për transformimin e FSK-së.
Ai ka theksuar se FSK-ja është duke ecur në drejtimin e duhur.
“Sa i përket transformimit të FSK-së, siç mund ta dini, brenda NATO-s ekziston një kuadër i bazuar në katër shtylla për transformimin e FSK-së. Së bashku me disa aleatë të tjerë të NATO-s, si Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria, edhe Turqia po ofron mbështetje për transformimin e FSK-së. Personalisht, mendoj se FSK-ja tani po ecën në drejtimin e duhur”, ka thënë ai.
Ambasadori turk ka folur edhe për rëndësinë e diplomacisë dhe dialogut në zgjidhjen e çështjeve mesë Kosovës dhe Serbisë, duke rikonfirmuar gatishmërinë e Turqisë për të mbështetur procesin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit.
Ai ka thënë se dialogu mes dy vendeve duhet që të vazhdojë.
“Së pari, ne besojmë se, si Turqi, nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç diplomacisë dhe dialogut për zgjidhje të qëndrueshme të dallimeve. Ne jemi gjithmonë të gatshëm të ofrojmë mbështetjen tonë për zgjidhjen paqësore të të gjitha dallimeve në vendet tona të Ballkanit, sepse i shohim të gjithë si vëllezër dhe miq të Turqisë. Sa i përket procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, shpresojmë që ai të vazhdojë. Si Turqi, ne jemi gjithmonë të gatshëm të kontribuojmë dhe të mbështesim procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Blerina Kastrati zgjidhet asambliste në Komunën Carouge të Gjenevës "Asnjëherë nuk do ta kisha imagjinuar që, kur shkela për herë të parë në Zvicër, një...
-
Anda Skeja doktoron pa master, EPFL: “Bëhet fjalë për një talent të jashtëzakonshëm”
-
Nga nesër në SRF, seriali shqiptarozviceran “Te Berberi”
-
Aktori i famshëm: Jam shqiptar, erdha në Greqi kur isha 5 vjeç
-
Revista “Allas” shkruan për suedezen që organizoi një kamp unik eko-turizmi në malet shqiptare
Jeta në Zvicër
-
1500 produkte nën 2 CHF në shumë degë, ky është premtimi Një shitës me pakicë me zbritje që është bërë shpejt një gjigant po i afrohet Zvicrës....
-
Rritja e anti-semitizmit në Zvicër: Studentëve u kërkohet të vizitojnë një kamp përqendrimi
-
Origjina e drurit: Shumë dyqane në Zvicër nuk i ndjekin rregullat
-
Lufta kundër pedofilisë në Zvicër: A ka kufij policia në veprimet e saj?
-
Ndihmë mjekësore e shpejtë tani edhe në Aargau