Bota

Anija gjermane e shpëtimit “Alan Kurdi” hyn në ujërat italiane

Anija ka lundruar në Mesdhe për gati një javë

Anija gjermane e shpëtimit “Alan Kurdi” bëri sot një hyrje të paautorizuar në ujërat territoriale italiane.

Anija ka lundruar në Mesdhe për gati një javë, me 88 migrantë në bord dhe ende nuk i është caktuar një port i sigurt.

Organizata jofitimprurëse “Sea Eye”, që drejton anijen, deklaroi se arsyeja e këtij veprimi ishte si pasojë e motit të keq, shkruan Gazeta Ekspress.

Autoritetet italiane u informuan për vendimin e anijes. Ajo ndodhet rreth 5 milje detare nga Marzamemi, një fshat në cepin juglindor të Sicilisë, përcjell Albinfo.ch.