Kosova
Anulimi i fluturimeve në aeroportin e Prishtinës ka prekur mbi 7.000 persona
Mbyllja e kufijve ka shkaktuar tollovi të mëdha në pikën kufitare në Han të Elezit, pasi procedurat për të hyrë kanë qenë të stërzgjatura.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se nga ora 06:00 ka mbyllur kufijtë tokësorë.
Ky vendim nuk vlen edhe për qytetarët e Kosovës, raporton KTV, përcjell albinfo.ch.
“Mbyllen kufijtë tokësorë për udhëtarët që hyjnë në Kosovë. Të gjithë shtetasit e Kosovës, të cilët hyjnë përmes këtyre kufijve do t’u nënshtrohen kontrolleve të shtuara mjekësore me urdhrin që ata të vetizolohen për 14 ditë”, thuhet në njoftim.
Përderisa edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës në tri ditët e fundit mbi 7.000 persona kanë mbetur pa udhëtuar.
Sipas Valentina Garës, rreth 80% e fluturimeve janë anuluar, pas vendimit të Qeverisë mbrëmjen e së premtes për pezullimin e përkohshëm të të gjitha linjave të udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake dhe emergjencave medicionale.
Përkundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për pezullimin e transportit ndërurban dhe atij të organizuar ndërkombëtar, në stacionin e autobusëve në Prishtinë janë realizuar 17 linja ndërkombëtare.
E, drejtori i Stacionit të Autobusëve, Luan Hoti, ka thënë se as udhëtarët e as shoferët e autobusëve nuk kanë qenë të njoftuar me vendimin e Qeverisë, megjithatë për pjesën tjetër është duke u respektuar ky vendim.
Përkundër këtyre vendimeve, trafiku urban do të vazhdojë të punojë.
https://youtu.be/CoAJsCM4LyY
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj














