Kosova

Anulimi i projektit nga BE-ja, dëmton imazhin e Kosovës

Pas anulimit projektit prej 12 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian për ndërtimin e deponive mbeturinave, ka reaguar edhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka shprehur shqetësimin e thellë për këtë vendim. 

Sipas tyre, kjo është humbja e radhës e fondeve IPA të BE-së dhe, në të njëjtën kohë, është tregues i mënyrës se si Kosova po e pozicionon veten e saj në politikën e zgjerimit të BE-së. 

“Humbjet e tilla të fondeve IPA nuk kanë vetëm peshë financiare, por, më së shumti, kontribuojnë në dëmtimin e imazhit të Republikës së Kosovës si një partner serioz në procesin e integrimit. Jo vetëm kaq, por me humbje të tilla Kosova vazhdon t’u lëshojë vendin shteteve të tjera në rajon, si Serbia, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi, të cilët jo vetëm që përfitojnë shumë herë më shumë asistencë IPA nga BE-ja në krahasim me Kosovën, por po e kurojnë imazhin e tyre përmes menaxhimit adekuat dhe të përgjegjshëm të fondeve të tilla”, thuhet në reagim. 

GLPS thotë se Qeveria thjesht dështoi për gjetur një pronë publike ku do mundësonte vendosjen e impiantit mbetjeve toksike, cilin do vendosej ky investim i BE-, shkruan rtk, përcjell albinfo.ch. 

“Shprehim zhgënjimin e thellë me veprimin dhe paaftësinë e institucioneve të Kosovës për të kuptuar rëndësinë e ndihmës financiare të ofruar në këtë rast, si dhe dështimin e tyre për t’u angazhuar që Kosova të ketë mundësi të përfitojë projekte të tilla në të ardhmen. Kjo qasje përveç që është dështim për të kuptuar rëndësinë e mbrojtjes së ambientit, e njëjta është tregues që institucionet e Kosovës nuk kanë kapacitetin minimal për të përfituar nga donacionet e huaja”, përfundon deklarata e GLPS-së.