Lajme

Anulohet ndeshja Maqedoni-Kosovë

Gazetari kosovar, Arlind Sadiku, përmes një postimi ka bërë të ditur që ndeshja mes Kosovës dhe Maqedonisë do të shtyhet.

Sadiku ka treguar që këto informata i janë bërë të ditura nga një burim brenda UEFA-s, dhe ndeshja pritet të shtyhet për një datë të pacaktuar.

 

Po ashtu gjatë ditë së sotme ka pasur vazhdimisht raportime që do të mbahet një mbledhje nga UEFA gjatë të martës për të diskutuar në lidhje me ndërprerjen e disa garave.

Postimi i plotë:

Ekskluzive

Sipas nje burimi brenda Uefas, ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë dhe të gjitha ndeshjet tjera të play-offit të Ligës së Kombeve, do të shtyhen për datë të pacaktuar. Meqë Euro 2020 pritet të mbahet në vitin 2021, koha më e përshtatshme në kalendarin e Uefa-s, për zhvillimin e këtyre takimeve është qershori, pak ditë pasi planifikohet të përfundojnë kampionatet shtetërore në Evropë. Krejt kjo pritet të vendoset të martën e ardhshme në një mbledhje të jashtëzakonshme, ku do të marrin pjesë krerët e Uefa-s dhe kryetarët e 55 federatave të futbollit.