Lajme

Anulohet Panairi më i madh i turizmit në botë

Në ITB ishte parashikuar edhe pjesëmarrja e Kosovës.

Për shkak të përhapjes së virusit korona, panairi më i madh në botë i tregtisë së udhëtimeve, ITB në Berlin, është anuluar. Vendimi është marrë sepse përhapja e koronavirusit kishte shkaktuar panik, kështu që anulimi ishte vendimi më i duhur. Në panair priteshin deri në 160,000 vizitorë, transmeton albinfo.ch.

Kompania e panairit tregtar në Berlin e konfirmoi këtë të premten në mbrëmje. Zyra përgjegjëse e shëndetit në Berlin në Charlottenburg-Wilmersdorf ka rritur ndjeshëm kërkesat, thanë zyrtarët nga panairi. Pra, çdo pjesëmarrës i panairit të tregtisë duhet të tregojë që ata nuk vijnë nga zonat e përcaktuara të rrezikut ose se kanë pasur kontakte me një person nga zonat e rrezikut. Panairi e përshkroi këtë si “jo të realizueshme”.

Vendimi përfundimtar u mor nga autoritetet e Berlinit. /Albinfo.ch