Kosova
AP e NATO-s shqyrton kërkesën e Kosovës për statusin e anëtarit të asociuar
Asambleja Parlamentare e NATO-s do të nisë punimet më 25 maj në Sofje të Bullgarisë, ku do të shqyrtohet kërkesa e Kuvendit të Kosovës për avancimin e statusit nga vëzhgues parlamentar në anëtar të asociuar.
Kështu është bërë e ditur në agjendën e publikuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s, transmeton Albinfo.ch.
Në agjendë thuhet se Asambleja pritet të miratojë një reformë të thelluar të partneriteteve të saj dhe të vendosë për kërkesat e Maltës dhe Asamblesë së Kosovës për t’u bërë delegacione anëtare asociuese.
Ndër temat e forumit do të jenë sfidat në vendet e Ballkanit Perëndimor, së bashku me strategjitë për të mbështetur partnerët në rrezik.
“Sfidat e vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor do të trajtohen, së bashku me strategjitë për të mbështetur partnerët në rrezik dhe për të rritur angazhimin me Jugun Global. Këto diskutime do të theksojnë përkushtimin e Asamblesë për stabilitetin në rajonet kyçe me interes strategjik, si dhe për të nxitur një dialog më të gjerë mbi sfidat globale”, thuhet në njoftimin e AP të NATO-s.
Pjesëmarrës në sesionin pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s do të jetë edhe një delegacion nga Kuvendi i Kosovës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas Zvicra po merr pjesë për herë të parë si anëtare e një takimi të koalicionit ndërkombëtar... -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh












