Autotech
Apple mbetet “mbret” i tabletëve
Tabletët nuk po shiten si dikur. Në tremujorin e fundit të vitit 2017 janë shitur 7.9 për qind më pak tabletë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar.
Apple, Amazon dhe Huawei megjithatë shijuan rritje të shitjes në tremujorin e fundit, por edhe në gjithë vitin.
Apple pati më së shumti shitje të tabletëve në tremujorin e katërt të vitit dhe 0.6 për qind më shumë se vitin e shkuar, derisa Amazoni pati rritje prej 50.3 për qind gjatë këtij tremujori falë zbritjeve të mëdha. Samsungu ra në pozitën e tretë me 13 për qind rënie të shitjeve në këtë tremujor, por ruan pozitën e dytë të tregut total në vitin 2017. Huawei pati rritje prej 28 për qind në vitin 2017, transmeton Albinfo.ch.
Në fund, Apple mbylli vitin me 26.8 për qind të tregut total, Samsungu ishte i dyti me 15.2 dhe Amazoni i treti me 10.2.
E-Diaspora
-
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova Shqiptari nga Tetova humb jetën tragjikisht në Gjermani ... -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës -
Haxhiu – mërgimtarëve: Kosova ju pret me zemër të hapur, mirë se vini në shtëpi -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë
Jeta në Zvicër
-
Rrufeja vret 97 dele në një kullotë alpine në Valais Tufa ishte grumbulluar gjatë natës për t’u mbrojtur nga grabitqarët, kur një stuhi e fortë goditi... -
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove -
Gjenevë: Ndalohet shitja e cigareve elektronike, në pritje të një vendimi përfundimtar nga sistemi federal i drejtësisë -
Nëntë kilometra bllokim trafiku në Portalin Verior të Gotthardit












