Integrimi
Arbër Bullakaj shpall nismën për pasaportën zvicerane si e drejtë e lindjes
Të martën, senati ka hedhur poshtë nismën "Ius Soli". Po atë ditë, Shoqata “Aktion Viertelviertel” ka njoftuar nisjen e një iniciative popullore
Sapo u hodh poshtë, dje, mocioni i deputetit Paul Rechsteiner në Dhomëne Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës, shoqata “Aktion Viertelviertel” e ka marrë në duar këtë çështje.
Siç ka shkruar tashmë albinfo.ch, deputeti i vjetër socialdemokrat në mocionin e tij ka bërë thirrje për një ndryshim në të drejtat aktuale civile. Ai ka kërkuar zbatimin e parimit të quajtur «ius soli». Sipas këtij parimi, njerëzit që kanë lindur në një vend marrin automatikisht shtetësinë e vendit përkatës, shkruan 20minuten.ch. Një parim i tillë funksionon, për shembull, në SHBA dhe Gjermani, por jo në Zvicër.
Siç dihet, një e katërta e njerëzve që jetojnë në Zvicër nuk kanë pasaportë zvicerane. Pa pasaportë, ata nuk lejohen të votojnë, të votohen dhe po ashtu përjashtohen nga të drejtat civile. Për politikanin Rechsteiner, megjithatë, është e qartë se kushdo që lind këtu, rritet këtu dhe përmbush detyrimet e tij shoqërore duhet të ketë gjithashtu të drejtat përkatëse.
Të martën, senati i parlamentit ka hedhur poshtë nismën e tij, me 29 vota kundër, duke mbështetur kështu këshilltaren federale Karin Keller-Sutter.
Po atë ditë, Shoqata “Aktion Viertelviertel” ka bërë të ditur se po nis një iniciativë popullore në nivel federal.
Duke folur për gazetën “Blick”, bashkëkryetari i shoqatës, Arbër Bullakaj ka thënë: “Popullsia po hapet, po bëhet më e larmishme dhe po mendon ndryshe nga parlamenti për disa çështje. Kështu që është koha për këtë iniciativë”, përcjell albinfo.ch. Ai dhe kolegët e tij aktualisht janë duke punuar për tekstin e nismës. Ata duhet të jenë gati për të mbledhur nënshkrime në pranverën e 2023.
Siç tregon dhe emri i shoqatës “Aktion Vierviertel”, anëtarët e saj janë të përkushtuar që një ditë të sigurojnë që “katër të katërtat” e popullsisë, pra të gjithë ata që jetojnë në Zvicër, të kenë shansin për të fituar pasaportën e kuqe dhe për të shprehur fjalën e tyre të lirë”, thotë Bullakaj.
Për momentin ai dhe kolegët e tij janë duke punuar për tekstin e nismës. Ata duan ta nisin zyrtarisht nismën në vjeshtën e vitit 2022 dhe mbledhja e nënshkrimeve do të fillojë në pranverën e 2023.
Arbër Bullakaj është një politikan i njohur dhe shumë aktiv i Partisë Socialdemokrate nga qyteti Wil i Kantonit St.Gallen. Ai ka qenë për disa mandate asamblist në komunën e tij dhe ka qenë ndër kandidatët seriozë për deputet në Parlamentin Federal të Zvicrës në zgjedhjet e vitit 2015.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












