Kosova
Fotografi Arian Mavriqi “sjell” natyrën e Kosovës në Zvicër
Ariani kishte sjellë disa nga punimet e tij në "diasporë", të cilat i ekspozoi në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë

Tashmë gjatë pushimeve vjetore që i kalojnë në vendet e tyre të prejardhjes, shumë bashkatdhetarë nga mërgata, pos vizitave te familjarët, ua mësyjnë edhe shumë atraksioneve e bukurive natyrore që ofron Kosova. E një ndër „fajtorët“ për zbulimin dhe prezantimin para publikut të këtyre bukurive është pa dyshim edhe Arian Mavriqi.
Por, të premten u ndërruar paksa rolet. Ariani, si pjesë e një turneu nëpër Evropë, kishte sjellë disa nga punimet e tij në “diasporë”, të cilat i ekspozoi në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë.
Pra, përderisa mërgimtarët gjatë verës shkojnë për t`i parë për së afërmi bukuritë që fotografon fotografi Mavriqi, ai kësaj radhë ua solli atyre fotografitë e tij, ku paraqiste disa nga atraksionet turistike dhe bukuritë natyrore të Kosovës.
Para një numri të konsiderueshëm të të interesuarve, mbrëmjen e hapi Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, z. Sami Ukelli, i cili ndër të tjera vlerësoi lart punën e Arian Mavriqit, jo vetëm në vënien në pah të bukurive të trojeve shqiptare, por edhe në vetëdijesimin për mbrojten e natyrës, e në veçanti të florës dhe faunës.
Në këtë eveniment ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Bernë, z. Ilir Gjoni.
Ndërsa Arian Mavriqi, njëri ndër themeluesit e grupit të Fotografëve Shqiptarë të Botës së Egër, duke treguar për turneun e tij të ekspozitave që kishte filluar në vendet skandinave e për të ardhur më pas në Austri e Zvicër, ndjehet shumë falënderues për mundësinë që ta paraqesë punën e tij edhe në Zvicër. Ai u shpreh falënderues sidomos sa i përket ndihmës së diasporës dhënë në vendet e prejardhjes.
“Fotografinë e Botës së Egër e fillova me një telefon mobil, që ishte po ashtu një dhuratë nga mërgata“ u shpreh ndër të tjera Arian Mavriqi, duke theksuar se ndihma si këto nuk kanë munguar as sa i përket pajisjes së tij me aparate më të sofistikuara fotografike.
Ariani, si pjesë e “Albanian Wildlife Photographers“ deri më tani ka dokumentuar mbi 180 kafshë të ndryshme, të cilat kanë habitatin e tyre edhe në Kosovë. Deri më tani për mbi 10 lloje të kafshëve të identifikuara nga ai, institucionet gjegjëse në Kosovë nuk kishin ndonjë dokument apo të dhënë tjetër për to. Kafshët në fjalë, vetëm pas identifikimit nga fotografi Mavriqi, kanë hyrë në bazën e të dhënave.
Arian Mavriqi, jeton në qytetin e vogël të Kamenicës, qytet ky që falë punës së tij, ka marrë shumë vëmendje jo vetëm për bukuritë natyrore, por edhe për shumëllojshmërinë e kafshëve, e po ashtu ka dhënë mesazhe të shumta rreth vetëdijesimit dhe mbrojtjes së kafshëve të egra.
Autor i fotografive: Rromir Imami
E-Diaspora
-
Lajçak pas takimit me Kurtin: Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur pas përfundimit të takimit të...
-
Thirrje për lehtësimin e dhënies së vizave të punës në Gjermani
-
19-vjeçari shqiptar braktis Italinë për vendlindje
-
Dr. Elza Memeti bëhet shefe e kirurgjisë në spitalin e Menziken-it
-
Nuk ka asnjë shqiptar të vdekur apo të lënduar deri më tani në Turqi
Jeta në Zvicër
-
Nga 3 marsi, Zvicra lëshon një kartë të re identiteti Të gjitha kartat e identitetit ("Ausweis"-at) të lëshuara më parë mbeten të vlefshme deri në datën...
-
Dr. Elza Memeti bëhet shefe e kirurgjisë në spitalin e Menziken-it
-
Zvicër: A mund të përdoren pasuritë e oligarkëve rusë për të financuar rindërtimin e Ukrainës?
-
10 të vdekur në pistat e skijimit në Austri e Zvicër nga orteqet
-
Raftet e supermarketeve ruse janë plot me produkte Nestlé