Kosova
Arifi i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Territori i Kosovës nuk jepet për asnjë çmim
Një deklaratë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë që shefi i grupit negociator me Serbinë, Avni Arifi ti kundërpërgjigjet për Kosovën dhe territorin e saj.
Shefi i grupit të negociatave me Serbinë, Avni Arifi ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ky i fundit ka thënë se për Serbinë do të ishte fitore nëse merr një metër tokë në Kosovë, shkruan Albinfo.ch.
Arifi përmes profilit të tij zyrtar në “Facebook”, ka shkruar se “Sovraniteti dhe territori i Kosovës nuk cenohet nga askush për asnjë çmim. As tash as kurrë” .
“Asnjë metër të tokës së Kosovës për asnjë çmim! E urryeshme është ngrirja e konfliktit, e urryeshme është pasiguria dhe gjendja ekzistuese por asnjëra nuk e meriton dhe nuk e merr kurrë as një metër të Kosovës”, ka shkruar Avni Arifi.
Presidenti i Serbisë, Vuçiq, gjatë një vizite të tij në njërin nga fshatrat e Serbisë, ka thënë se “Lidhur me Kosovën do të kemi ende për të folur. Edhe shumë kemi për të folur me popullin. Shumica e njerëzve në Serbi janë të përgjegjshëm dhe racionalë dhe mendojnë për mbijetesën e Serbisë dhe të ardhmen e saj”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut! Një grup veprimtarësh nga disa shtete arritëm të bëhemi bashkë dhe nën “hijen e fjamurit të...
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
-
Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League
-
Kam pak kohë që jetoj në Zvicër, si mund të aftësohem/shkollohem në Lausanne?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra në Referendum për të ndalur rritjen e popullsisë Për të kufizuar imigracionin, plani synon të vendosë një kufi popullsie prej 10 milionë deri në...
-
Protesta, arrestime, diskualifikime: Kjo ishte finalja e Eurovisionit
-
Tetë të lënduar nga zjarri në Muzeun në Merenschwand
-
Nemo theu trofeun e Eurovisionit nga gëzimi
-
Zvicra fituese: Këto janë vendet ku mund të mbahet Eurovisioni 2025