Jeta në Zvicër
Arrestohen katër shqiptarë për vjedhje në Zvicër
Mësohet se të gjithë janë shqiptarë nga mosha 21-27 dhe ndodhen në paraburgim. Ata janë arrestuar pasi dyshohet se kanë vjedhur një shtëpi në kantonin e Bergdietikon
Katër turistë janë arrestuar të martën pasdite në Bergdietikon nga policia zvicerane. Mësohet se të gjithë janë shqiptarë nga mosha 21-27 dhe ndodhen në paraburgim, shkruan albinfo.ch.
Një banor i Bergdietikon kishte raportuar policinë për një vjedhje dhe policia ka dalë në patrullim, ku ka parë edhe një veturë me targa shqiptarë. Katër burrat ishin duke ecur në këmbë dhe janë arrestuar, ka njoftuar policia kantonale të mërkurën.
Policia kantonale ka zbuluar se pak kohë më parë ishte kryer një vjedhje në një shtëpi familjare në Bergdietikon. Vepra të tjera të ngjashme janë raportuar nga rrethi fqinj të Bremgartenit. Prokurori i Badenit ka hapur një hetim penal dhe ka paraqitur kërkesën për paraburgim.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi Tre familjarët nga Vushtrria, të cilët ishin raportuar të zhdukur pasi ishin nisur nga Shkupi drejt... -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo -
Dr. Hekuran Bytyçi, një mjek nga Kosova, me pozitë udhëheqëse në Lugano -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës
Jeta në Zvicër
-
Shpërthen zjarr i madh në hotelin “Continental Park” në qytetin e Lucernës Zjarrfikësit janë angazhuar në një operacion të madh për shuarjen e zjarrit, ndërsa tymi i dendur... -
Policia zvicerane sqaron rregullin që shumica e shoferëve nuk e dinë: Futuni vetëm në fund të korsisë -
Gjithnjë e më shumë zviceranët zgjedhin hekurudhën për udhëtime -
Centralet e reja bërthamore zvicerane mund të rrezikojnë mijëra vende pune -
Shtohen dyshimet për zgjerimin e rrjetit rrugor në Zvicër











