Lajme
Arrestohet kosovari që falsifikoi pasaportën zvicerane
Policia kufitare e Maqedonisë ka arrestuar shtetasin kosovar XH.V (35), i cili më 23 mars tentoi të kalojë pikën kufitare Bogorodicë me Greqinë
Autoritet e Maqedonisë kanë arrestuar një qytetarë kosovarë gjatë kohës kur ai me pasaportë të falsifikuar zvicerane, po tentonte të hynte në Greqi. Sipas medieve shqiptare nga Shkupi, autoritetet e drejtësisë në këtë shtet kanë ngritur kallëzim penal për falsifikim të pasaportës.
Siç bëhet e ditur akuza është ngritur kundër shtetasit kosovar XH.V (35), i cili më 23 mars gjatë tentimit për të kaluar pikën kufitare Bogorodicë me Greqinë është kapur me leje qëndrimi të falsifikuar të Zvicrës.
Siç raporton INA, policia kufitare gjatë verifikimit të dokumentit, ka konstatuar se bëhet fjalë për falsifikim të kësaj leje qëndrimi, të cilës i ishte ndryshuar fotografia dhe u ishin shlyer të dhënat.
Ndaj shtetasit të Kosovës është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, ndërsa gjatë kësaj periudhe pritet t’i shqiptohet dënimi sipas ligjeve maqedonase.
Ndryshe, nuk është ky rasti i parë që qytetarët e Kosovës po tentojnë të dalin jashtë vendit me pasaportë të falsifikuar. Për të dalë në vendet e BE-së, qytetarët e Kosovës, po realizojnë edhe plane të tjera, përfshirë blerjen e ID-ve të Zvicrës dhe vendeve të tjera të BE-së, vizave dhe pasaportave për të dalë jashtë vendit.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin













