Lajme
Arrestohet mjeku që transplantonte veshka
I arrestuari është doktori Lutfi Dervishi, i dënuar në rastin "Medicus", rast ky që kishte bërë bujë nëpër mediat botërore, pasi një grup mjekësh përfshirë edhe turkun Jusuf Somnezi, kishin transplantuar veshka në një siptal fushor jo larg Prishtinës
Transplantuesi i veshkave në Kosovë, pas disa vitesh në arrati, është arrestuar nga Policia e Kosovës. Ai është doktori i urologjisë Lutfi Dervishi, i dënuar me 8 vjet burg në rastin “Medicus”, rast ky që kishte bërë bujë nëpër mediat botërore, pasi një grup mjekësh përfshirë edhe turkun Jusuf Somnezi, kishin transplantuar veshka në një siptal fushor jo larg Prishtinës.
“Konfirmojmë se sot gjatë ditës, Policia e Kosovës, ka bërë arrestimin e një të dyshuari i cili ishte në kërkim ndërkombëtar”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga zyra për media e policisë.
Urologu Lutfi Dervishi ishte dënuar në vitin 2013 me 8 vjet burg nga Gjykata Themelore e Prishtinës nën akuzën për krim të organizuar dhe trafikim me qenie njerëzore, ndërsa këtë vendim ia vërtetoi në vitin 2016 edhe Gjykata e Apelit.
Ndërsa djalit i tij, Arban Dërvishi, i cili nga gjykata themelore ishte dënuar me 7 vjet e tre muaj burg, Gjykata e Apelit ia ngriti dënimin në 8 vjet, ndërsa Sokol Hajdini nga Gjykata e Apelit u dënua me 5 vjet burg për dallim nga dënimi prej 3 vjetësh që i kishte shqiptuar gjykata themelore.
Në Klinikën “Medicus” ishte gjetur edhe një pacient, shtetas izraelit, i cili dyshohet se kishte pranuar veshkën nga një shtetas turk. Shtetasi turk u arrestua në Aeroportin e Prishtinës në kohën kur po largohej nga Kosova.
E-Diaspora
-
Itali
Gjendet e vdekur 35-vjeçarja shqiptare në Itali Pas dy muajsh kërkime, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Bern
Brezat e rinj në mërgatë mësojnë për Masakrën e Reçakut -
Emmendingen: Koncert me muzikë klasike për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
KMSHZ: Imami i akuzuar nuk shërben në asnjë xhami shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë kantone kërkojnë nga federata 24 miliardë franga për hekurudhat Kantonet po kërkojnë 24 miliardë franga zvicerane nga qeveria federale për zgjerimin e hekurudhave... -
Këto kantone ndalojnë fishekzjarrët -
Migrosi raporton një rënie prej 1.9 për qind në shitje -
Katër ministra federalë do të marrin pjesë në WEF -
Lirim me kusht prej 200,000 frangash për operatorët e barit në Crans Montana














