Lajme
Arrestohet sërish Azem Syla, dyshohet për kërcënim të dëshmitarëve
Derisa herën e parë ishte akuzuar për shitje të tokave të shtetit, kësaj here ai me urdhër të EULEX-it, është arrestuar për kanosje të dëshmitarit të mbrojtur
Një javë pasi Gjykata e Apelit e la të lirë ish-deputetin e PDK-së dhe ish-komandantin e Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Sylën, ai është arrestuar përsëri sot në mëngjes. Derisa herën e parë ishte akuzuar për shpronësim dhe shitje të tokave të shtetit, kësaj here ai me urdhër të EULEX-it, është arrestuar për kanosje të dëshmitarit të mbrojtur.
Arrestimin e ti e ka konsideruar avokati mbrojtës, Tomë Gashi. Ai ka shkruar në Facebook se Syla është arrestuar kinse për arsye të ndikimit në njërin prej dëshmitarëve të mbrojtur.
“Sipas kërkesës se Prokurorit të EULEX-it, gjyqtarja në rastin ‘Toka’ sot më 16 shtator 2016 ka lëshuar një urdhër për arrestimin e Azem Sylës, me arsyetim se kinse në këtë rast ka tentim të ndikimit në njërin prej dëshmitarëve të mbrojtur. Ne urdhrin për arrestim të Gjykatës Themelore në Prishtinë qartë thuhet se dikush tjetër e jo Azem Syla kinse e ka kontaktuar dëshmitarin e mbrojtur kohë më parë pas lirimit të Sylës dhe të tjerëve nga paraburgimi”, thotë avokati Gashi.
Sipas vendimit të Gjykatës, Azem Syla sot përsëri do të dal para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore ne Prishtinë.
Ndryshe, Azem Sylën dyshohet si udhëheqës i një grupit kriminal që janë marrë me shitjen e tokave shoqërore e që i ka kushtuar dëme buxhetit të Kosovës rreth 30 milionë euro. Ai është arrestuar në prill të këtij viti bashkë me 51 persona të tjerë, përfshirë edhe ish kryetarin e Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Ukën.
Por, një javë më parë, Gjykata e apelit ka liruar nga arresti Sylën dhe disa të tjerë, me kushtin që të lajmërohen një herë në javë në stacionin më të afërt të policisë.
Ndryshe, Azem Syla ishte bërë objekt debati edhe në mediat zvicerane, ku kishte qëndruar disa vite dhe kishte marrë pension “invalid psikik”. Derisa Syla ishte deputet i Kuvendit të Kosovës, u zbulua se ai nuk është i sëmurë dhe për disa vite ka dëmtuar qindra mijëra franga buxhetin zviceran.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori













