Kosova
Arrin në 1.91 miliardë euro fondi pensional i kosovarëve
Sipas Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, sektori pensional vazhdoi të ketë kthim pozitiv në investime dhe rritje të kontributeve të reja, e që rrjedhimisht rezultoi në rritje të aseteve.
“Sektori pensional përbën 27.3 për qind të gjithsej aseteve të sistemit financiar në vend, duke qenë kështu sektori i dytë për nga pesha e rëndësisë në sistemin financiar. Vlera e stokut të gjithsej aseteve të menaxhuara nga fondet pensionale shënoi rritje vjetore prej 8.8 për qind, dhe arriti vlerën 1.91 miliard euro”, thuhet në raportin “Vlerësimi tremujor i sistemit financiar” të BQK-së, shkruan indeksonline, përcjell albinfo.ch.
Në baza tremujore, asetet e sektorit pensional u zgjeruan për 43.9 milionë euro, si rezultat i rritjes së kontributeve të arkëtuara dhe kthimit nga investimet.
“Krahas TM3 2018, vlera e gjithsej aseteve për këtë tremujor ishte më e ulët për 25.7 milionë euro, kryesisht si rrjedhojë e vlerës më të ulët të kthimit nga investimet”, thuhet në raport.
Në këtë tremujor, kontributet e arkëtuara të FKPK-së shënuan vlerë prej 46.0 milionë eurosh, një rritje për 6.1 për qind krahas periudhës së njëjtë të vitit paraprak. Për më shumë, FKPK shënoi kthim pozitiv në investime në vlerë prej 21.8 milionë eurosh.
Kjo rritje erdhi kryesisht si rezultat i performancës së investimeve në tregjet e jashtme si dhe atyre brenda vendit.
“Investimet në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës u shtuan për 34.1 milionë euro. Në krahasim me 2018, fondet pensionale kanë rritur investimet e tyre në formë të depozitave në bankat komerciale në vend. Depozitat e fondeve pensionale u rritën për 28.6 milionë euro”, thuhet në raport.
FSKP-ja realizoi kthim pozitiv bruto nga investimet prej 220.5 mijë euro, apo 48.7 mijë euro më shumë se në 2018). Për më shumë, FSKP-ja pati edhe arkëtime të reja që arritën vlerën prej 137.5 mijë eurosh.
Sa i përket sektorit pensional në përgjithësi, kthimi bruto nga investimet ishte 22.04 milionë euro, ndërsa kontributet e arkëtuara ishin 46.08 milionë euro, prej të cilave 99.7 për qind i përkasin FKPK-së.
E-Diaspora
-
Avni Orllati sjell në Kosovë përvojën e Zvicrës me parkun solar 105 MW në Kramovik Investitori nga Zvicra, Avni Orllati, ka nisur realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme në... -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
19-vjeçari vritet me thikë në Itali, arrestohen tre të dyshuar, mes tyre edhe një shqiptar -
Pas vrasjes tragjike në Suedi, nesër varroset 20-vjeçari në Kosovë -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Shkatërrohet një rrjet i madh i trafikut të armëve mes Zvicrës dhe Francës Një rrjet i madh i trafikut të armëve, që siguronte furnizime nga Zvicra dhe i shpërndante... -
Gjysma e parë e korrikut thyen rekordet e temperaturave në Zvicër -
Këshilltarët federalë shpërndahen në mbarë Zvicrën për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Zvicra e ndarë për kufizimin e blerjeve të pronave nga të huajt -
Pagesa të tepërta të pensioneve jashtë vendit, zviceranët kërkojnë kontrolle më të rrepta













