Lajme
Artiola viziton mjekët austriakë që e shëruan nga leukemia
Biznesmeni Robert Rogner kishte mësuar për fatin tragjik të vajzës kështu që e mori Artiolën për në Klagenfurt ku financoi edhe shpenzimet për vajzën dhe prindërit e saj
Gjashtë vjet më parë, në atë kohë 13 vjeçe, shqiptarja Artiola vuante nga leukemia. Mjekët i dhanë asaj vetëm disa ditë jetë. Sipërmarrësi i njohur austriak, Robert Rogner e solli Artiolën në Karnten të Austrisë, ku ajo mund të shërohej në spitalin e fëmijëve.
Tani, disa vite më pas, ajo vizitoi shpëtuesit e jetës së saj. “Unë nuk mund të pushoj duke thënë faleminderit!”, shkruankrone.at, transmeton “albinfo.ch”.
Pasi që mjekët në Shqipëri i kishin thënë asaj se mund të jetonte vetëm 19 ditë, biznesmeni Robert Rogner kishte mësuar për fatin tragjik të vajzës. Nëna e saj ishte anëtare e stafit të Hotel “Rogner” në Tiranë. Rogneri e mori vajzën për në Klagenfurt ku financoi edhe shpenzimet për vajzën dhe prindërit e saj.
Dëshira e zjarrtë e Artiolës, ishte që të jetë prapë e shëndetshme, dëshirë kjo që në mars të vitit 211 falë ekipit të mjekut Wilhelm Kaulfersch iu plotësua. “Artiola na është lajmëruar rregullisht. Së fundmi ne kemi marrë edhe një kartolinë për Krishtlindje, me të cilën sërish nga ka falënderuar”, ka thënë Kaulfersch, përcjell “albinfo.ch”.
“Dëshiroj që edhe unë t`i ndihmoj njerëzit e sëmurë”
Artiola tashmë është 19 vjeçe dhe ka ardhur në Austri për t’i vizituar shpëtuesit e jetës së saj. Ajo studion mjekësinë. “Unë dëshiroj gjithashtu t`i ndihmoj njerëzit e sëmurë, sikur mua që më kanë ndihmuar mjekët këtu”, ka thënë ajo. Shërimi i Artioles ishte ndihmuar nga pensionisti i Villacher-it, Dr. Bernd Mirtl dhe sponsorë të tjerë. Në muajin maj, Artiola gëzohet që do të vijë prapë për vizitë në Kartnen.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër Mijëra stacione karikimi për makina elektrike të aksesueshme publikisht mund të gjenden në të gjithë Zvicrën.... -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra












