Gruaja
Artistja shqiptare fiton çmimin ndërkombëtar për vokalin e saj
Albumi “Anima Rara” i Ermonela Jaho-s ka fituar çmimin e parë në kategorinë e muzikës vokale nga ICMA
Edhe një shqiptare triumfusee për vokalin e saj muzikor, që ekspertët e vlerësojnë zë kumbues. Albumi “Anima Rara” i Ermonela Jaho-s ka fituar çmimin e parë në kategorinë e muzikës vokale nga ICMA (Çmimet ndërkombëtare të Muzikës Klasike), përcjell albinfo.ch.
Juria me këtë rast është shprehur: ”Karizma e saj dhe aftësia për të emocionuar publikun dhe për të fituar simpatinë e dëgjuesve janë thelbi i performancave të saj të jashtëzakonshme në këngë.”
Ermonela është shprehur se është shumë e lumtur për këtë çmim.
” Jam shumë e lumtur t’ju lajmëroj se albumi Anima Rara ka fituar çmimin e parë në kategorinë e muzikës vokale nga ICMA (Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike).
Dua të falenderoj ICMA për nderimin dhe gjithashtu të shpreh vlerësimin tim ndaj ekipit te Opera Rara dhe kolegëve të mrekullueshëm që bashkëpunuan me mua për të sjellë në jetë këtë muzikë te mrekullueshme. Kemi kuptuar përgjatë kësaj kohe sesa na nevojitet Arti dhe sa e vështirë është që të krijohet. Ju falenderoj për mbështetjen e vazhdueshme. Ju dua te gjithëve.” /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve











