Kosova
Asamblisti Mark Gjonaj, shembull që nderon shqiptarët
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot asamblistin shqiptar të Nju-Jorkut, Mark Gjonaj, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.
Kryeparlamentari Veseli dhe asamblisti Gjonaj diskutuan për zhvillimet politike, arritjet e Kosovës në shumë fusha dhe sfidat që ajo ka para vetes.
Veseli e konsideroi të një rëndësie të veçantë integrimin dhe depërtimin e shqiptarëve në jetën politike e institucionale të vendeve perëndimore në të cilat jetojnë dhe veprojnë.
Kreu i Kuvendit tha se rasti i Mark Gjonajt është shembulli më i mirë i këtij integrimi, kjo edhe falë mundësive që shteti amerikan u jep të gjithë shtetasve të tij, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
Veseli shtoi se shqiptarët në Amerikë vazhdojnë të shërbejnë si një urë e fuqishme lidhjeje midis SHBA-së dhe vendeve prej nga vijnë.
Ai tha se diaspora vazhdon të mbetet një prej aseteve kryesore të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj, ndërsa theksoi nevojën për gjetjen e mënyrave për investim më të madh në Kosovë të ndërmarrësve shqiptarë në diasporë.
Asamblisti Mark Gjonaj, nga ana e tij, e njoftoi kryeparlementarin Veseli për punën dhe angazhimet e tij në jetën politike amerikane.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën “Tokat janë thelbësore për jetën: ato sigurojnë prodhimin e ushqimit, filtrojnë ujin dhe strehojnë një...
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga