Kosova
ATK, 34.8 milionë euro të hyra më shumë
Janë zhvilluar aktivitete intensive për mbledhjen e borxheve, ku si rezultat i këtyre veprimeve dhe i veprimeve tjera, kemi rritje të të hyrave në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, si dhe ulje të borxheve tatimore.
Performanca e të hyrave tatimore në ATK vazhdon të ketë trend pozitiv, ku deri më tani çdo muaj ka rritje të të hyrave në krahasim me vitin paraprak.
Administrata Tatimore e Kosovës për muajt janar–gusht 2019 nga të hyrat e rregullta ka mbledhur 335.4 milionë euro, që krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 34.8 milionë euro, apo 12 %. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë inkasuar mbi 118.3 milionë euro të hyra për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, që në total janë mbledhur 453.7 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
ATK gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar një mori aktivitetesh, në drejtim të reformave brenda institucionit të ATK-së, me theks të veçante ngritja e llogaridhënies te pjesa e stafit operativ, në drejtim të rritjes së kualitetit të punës, si dhe trajtimin e barabartë të të gjithë tatimpaguesve, thuhet në një komunikatë për media.
Po ashtu, janë zhvilluar aktivitete intensive për mbledhjen e borxheve, ku si rezultat i këtyre veprimeve dhe i veprimeve tjera, kemi rritje të të hyrave në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, si dhe ulje të borxheve tatimore.
Prioritet i ATK-së vazhdon të mbetet luftimi i informalitetit në Kosovë, posaçërisht në pjesën e ekonomisë së hirtë, ku përgjegjësia e saj është e përcaktuar me ligj.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













