Kuriozitete
Audi RS3, me rekord të ri
Mësohet se në kompaninë gjermane Audi kanë bërë të ditur se modeli i tyre i veturës RS3 Sedan, ka vënë një rekord të ri sa i përket veturës serike të klasit kompakt në pistën gjermane të Nirburgringut, përcjell albinfo.ch.
Me modelet RS3 Sportback dhe RS3 Sedan, Audi ka përmbyllur ofertën e saj me gjeneratën e re të A3, që nën kapak ka motorin me pesë cilindra 2.5 litra turbo-benzinë.
Thuhet se fuqia motorike bartet në të katër rrotat falë ndërruesit automatik me shtatë shpejtësi, me pedale të dyfishtë.
Koha e kësaj Audi në Nirburgring është 7 minuta dhe 40. 748 sekonda – që i bie për 4.64 sekonda të jetë më i mirë sesa Renault Megan RS Trophy-R.
Ky rekord i ri në pistë që e ka realizuar Audi, po i bën krenar menaxhmentin e këtij gjiganti gjerman.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? Ata quhen “Sëpata e Zezë”, “Eiye Supreme” ose “Vikingët” – pra bandat nigeriane të krimit. Për... -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve












