Lajme

Australia u përfshi nga shiu i shumëpritur, shihni gëzimin e zjarrfikësve

Mbi 480 milionë kafshë janë vrarë në zjarre.

Emocionale, zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit më në fund kanë arritur të marrin një minutë frymë pasi që një shi ka filluar në New South Wales në Australi, transmeton albinfo.ch.

Thuhet se zjarret e mëdha ka kohë që e kanë kapluar vendin dhe përpjekjet e pafund të ekipeve të shpëtimit nuk kanë arritur për të ndaluar zjarret e mëdha.

Sipas informacioneve, qindra persona janë larguar nga shtëpitë e tyre këto ditë ku temperaturat kanë arritur deri në 50 gradë Celcius. Mbi 480 milionë kafshë janë vrarë në zjarre.

Po ashtu, duhet të ceket se shiu ka filluar në bregdetin lindor, por gjithsesi autoritetet kanë paralajmëruar se ato nuk do të zgjasin dhe se zjarret kryesore do të kenë ende, por më të kontrollueshme. /Albinfo.ch.