Bota

Austria i rrit pensionet

Qeveria austriake synon të rrisë pensionet, kryesisht për pensionistët me të ardhura më të ulëta

Pensionet do të rriten për dy për qind, bazuar në rregullimin e inflacionit, por përfituesit e pensioneve të vogla do të kenë një rritje më të madhe se ajo, shkruan albinfo.ch.

Përveç kësaj, parashikohet një ndihmë e njëhershme financiare në vlerë prej 100 eurosh.

Opozita austriake kritikoi planet e qeverisë. Në veçanti, Partia Social Demokratike e Austrisë (SPO) vuri në dukje se rritja ishte e pamjaftueshme.

Zëvendëskancelari dhe udhëheqësi i Partisë së Lirisë (FPO), Heinz-Christian Strahhe, thekson se kjo përmbush premtimin e zgjedhjeve të liberalëve.

“Sidomos brezi ynë më i vjetër, i cili punoi një jetë për ndërtimin e Austrisë, ka të drejtë në rritjen ekonomike dhe rritjen e pensioneve”, tha Strahhe, përcjell albinfo.ch.