Bota
Austria, iniciativë për mbylljen e organizatave myslimane
Kuvendi Kombëtar i Austrisë ka miratuar një mocion, i cili parasheh inspektimin dhe mbylljen e Unionit Turk Islam për Kulturë dhe Ndihmë Sociale (ATİB) dhe shoqatave të subjektit “Milli Görüş” në rast të ndonjë situate të paligjshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Mocioni u miratua në mbledhjen e fundit në Parlament para zgjedhjeve të së dielës, ku u diskutuan propozime nga parti të ndryshme në lidhje me luftën kundër ekstremizmit, përcjell albinfo.ch.
Propozimi për mbylljen e disa organizatave të myslimanëve u prezantua nga ana e partisë Liste Jetzt, e cila në zgjedhjet e fundit arriti të siguronte vende në Kuvend, duke shfaqur qëndrim kundër Turqisë, ndërsa u miratua me vota të Partisë Popullore të Austrisë (ÖVP), subjekt i qendrës së djathtë, si edhe nga ai i ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë e Austrisë.
Në mocion, organizatat e myslimanëve janë quajtur si “shoqata islamiste”, ndërsa në të kërkohet inspektimi i ATİB dhe shoqatave të lëvizjes “Milli Görüş” dhe mbyllja e tyre në rast të identifikimit të ndonjë shkeljeje ligjore.
Mocioni, aktualisht ka karakter të rekomandimit për Qeverinë aktuale dhe nuk ka ndonjë fuqi sanksionuese.
Ndryshe, masa në fjalë miratohet në Parlament vetëm katër ditë para zgjedhjeve nga një qeveri kalimtare, mandati katërmujor i së cilës do të përfundojë pas votimit të së dielës.
Siç është komentuar, iniciativa për mbylljen e organizatave islame është ndërmarrë nga Partia Liste Jetzt për të kthyer mbështetjen e humbur, pasi anketat deri më tani kanë treguar se ajo do të marrë vetëm 2 për qind të votave dhe nuk do të arrijë të hyjë në Kuvend.
Propozimi për shoqatën neonaziste nuk u miratua
Paralelisht, në Parlament u prezantua edhe një propozim tjetër për ndalimin e Lëvizjes Identitare neonaziste. Megjithatë, Kuvendi nuk e miratoi mocionin që parashihte mbylljen e këtij subjekti, i cili ka kryer sulme të ndryshme ndaj organizatave të myslimanëve në vend dhe në të cilin janë zbuluar lidhje me terroristin australian, i cili masakroi 51 myslimanë në Zelandën e Re.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident do t’u jepet lamtumira më 26 qershor Më 26 qershor 2026 do t’u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














