Futboll
Austria mposht Poloninë, rrit shpresat për kualifikim
Austria nuk ka humbur ende asnjë ndeshje në Kampionatin Evropian të 17-të të Futbollit, falë fitores 3:1 kundër Polonisë, skuadra kuq-bardh-kuq mund të vazhdojë të ëndërrojë për të arritur në fazën tjetër.
Austria në ndeshjen e parë ishte shfaqur pozitivisht, por megjithatë ishte mposhtur 1:0 nga Franca, falë një autogoli.
Të premten mbrëma në “Olympiastadion” në Berlin, austriakët luajtën tjetër ndeshje të madhe. Dhe këtë herë arkëtuan tri pikë shumë të rëndësishme. Ndërkohë Polonia mbetet pa pikë dhe në vendin e fundit në grup.
Në ndeshjen e parë, Polonia kishte humbur 2:1 nga Holanda.
Gernot Trauner shënoi për 1:0 në të mirë të Austrisë në takimin ndaj Polonisë. Mbrojtësi realizoi në minutën e nëntë. Krzysztof Piatek barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 30-të.
Por në pjesën e dytë Austria shënoi edhe dy gola.
Christoph Baumgartner shënoi për 2:1 në minutën e 66-të, ndërsa Marko Arnautoviq realizoi penallti për 3:1 në minutën e 78-të.
Te Polonia u kthye Robert Lewandowski, por që nuk kontribuoi shumë. Lewa, që ishte i lënduar në ndeshjen e parë, u paraqit prej minutës së 60-të.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?










