Lajme
Austria ndihmon qytetarët e saj të prekur nga rritja e çmimit të energjisë
Austria subvencionon ngritjen e çmimeve
Së fundmi, qeveria e Austrisë njoftoi për një paketë ndihme për qytetarët e prekur nga rritja e çmimeve të energjisë, duke iu bashkuar shumë vendeve evropiane që përpiqen të zbusin krizën financiare të familjeve, transmeton albinfo.ch.
Pothuajse të gjitha familjet në Austri do të marrin një përfitim të vetëm prej 150 eurosh, njoftoi kancelari Karl Nehammer.
Përafërsisht 750 mijë qytetarë që bëjnë pjesë në kategorinë e personave të rrezikuar do të marrin dyfishin e shumës, raporton reuters.
Përveç kësaj, shteti ka vendosur të pezullojë paushallin për energjinë e gjelbër, e cila do t’i kursejë çdo familjeje rreth 100 euro ndërsa industrisë së mesme tregtare rreth 67 mijë euro.
Paketa e ndihmës prej 1.7 miliardë eurosh synon të “parandalojë krizat”, tha Ministri i Financave, Magnus Brunner.
Në Austri, si në shumë vende të tjera, çmimi i energjisë është rritur ndjeshëm muajt e fundit.
Në dhjetor, kostot e energjisë ishin 24 për qind më të larta se në të njëjtin muaj të një viti më parë. Nafta për ngrohje u rrit me 44 për qind dhe benzina me 31 për qind.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih














