Lajme
Austria synon ta heqë çdo kufizim për koronavirus
Austria synon t'i heqë të gjitha kufizimet për koronavirus brenda këtij viti, ka thënë ministri austriak i Shëndetësisë, Johannes Rauch.
Austria synon t’i heqë të gjitha kufizimet për koronavirus brenda këtij viti, ka thënë ministri austriak i Shëndetësisë, Johannes Rauch.
Duke folur për të përditshmen Kronne Zeitung, Rauch ka thënë që në rast se ndodh diçka e tillë, COVID19 – sëmundja që shkakton koronavirusi – nuk do të ishte më sëmundje serioze dhe shteti do t’i kthehej normales, përcjell Albinfo.ch.
Sipas tij, vala aktuale e pandemisë në Kinë nuk përbën rrezik të madh në Austri. “Ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme. Nuk shoh shenja të kërcënimit në këtë moment”, tha ai.
Ndonëse ministri austriak ka thënë se nuk pret zhdukje të virusit, ai ka përmendur se Austria është e përgatitur. Ai tha se ka vaksina, ka ilaqe dhe se janë duke vëzhguar variantet.
Rauch ka përmendur edhe heqjen e masës aktuale për vendosjen e maskës në transportin publik të Vjenës. Kjo masë vlen edhe kur një qytetar austriak viziton qendrat e shëndetit publik.
Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës. Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.
Më shumë se 6.7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari Ngjarja ishte një homazh i përbashkët ndaj historisë dhe sakrificës, duke dëshmuar se kujtesa për Prekazin... -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon -
Sot në Bernë mbahet “Kurora e Lirisë” kushtuar sakrificës së dëshmorëve
Jeta në Zvicër
-
Bora e freskët në Zvicër krijon kushte ideale për skijim Stacionet e skive në Graubünden dhe Valais janë mbuluar nga mbi një metër borë e freskët... -
Vernissage i ekspozitës personale “Gruaja Matrioshkë” në Clarens -
Një grua vdes pas aksidentit në autostradën A2, Basel-Landschaft -
Rasti i vajzës me aftësi të kufizuara: OKB vendos kundër Gjykatës Federale -
Për AHV dhe ushtrinë: Dy të tretat e zviceranëve mbështesin taksën e pasurisë











